Kurtin e Muratin nuk i ndalë greva, udhëtojnë në Japoni
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar për në Japoni.
Kurti dhe Murati do të marrin pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti në Japoni do të zhvillojë edhe takime të tjera zyrtare.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. I shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kryeministri Kurti gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe në Kosovë po vazhdon greva në arsim dhe si duket deri pas kthimit të Kurti nga Japoni nuk pritet që të ketë diskutime mes Qeverisë dhe sindikatave për të gjetur një zgjidhje.
