Greva: Deputetja e LDK-së del me rekomandime për Qeverinë Kurti dhe SBASHK-un - NACIONALE

Greva: Deputetja e LDK-së del me rekomandime për Qeverinë Kurti dhe SBASHK-un

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dalur me disa rekomandime për Qeverinë Kurti dhe për SBASHK-un për ndalje të grevës.

Si ish-ministre e Financave dhe e Arsimit, Bajrami ka kërkuar nga SBASHK që të rishkojë ofertën e qeverisë, teksa Qeverisë Kurtit i ka kërkuar që të mos i ndalë pagat për mësimdhënësit për muajin shtator.

Shkrimi i saj i plotë:

PROPOZIM PËR SBASHK-un DHE QEVERINË

Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë.

Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë.

I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu:

- Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022.

- Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

- Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.

I rekomandoj Qeverisë t'i pranoj këto kërkesa.

Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën.

Hykmete N. Bajrami

ish ministre e arsimit

ish ministre e financave

Lajme të ngjashme