Grenelli i reagon Kurtit: Ndërhyrja në zgjedhjet amerikane dëmton popullin e Kosovës
Richard Grenell, ish i dërguar special i ShBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kundrejt intervistës së Albin Kurtit, kryeministër, i cili e quajti Donald Trumpin, kandidat republikan për president të ShBA-së, si kandidat i pazakonshëm.
Grenelli ka shkruar se ky veprim është i pamatur.
Tutje, ai ka konsideruar se një gjë e tillë e dëmton popullin e Kosovës.
“Ai është dënuar gjithashtu nga NATO, BE, Gjermania, Franca, Administrata e Trump dhe Administrata e Bidenit për paqëndrueshmërinë e rajonit në mënyrë të njëanshme.
Që lideri i Kosovës të zgjedhë hapur demokratët është një veprim i pamatur nga ana e Kurtit.
Veç ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, lëvizja e tij për të mbështetur Kamala Harris në Konventën e Demokratëve dëmton popullin e Kosovës” – ka shkruar ai.
He’s also been condemned by NATO, the EU, Germany, France, the Trump Administration and the Biden Administration for unilaterally making the region unstable.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 19, 2024
For the leader of Kosovo to openly choose the Democrats is a reckless move on Kurti’s part.
Apart from interfering in… https://t.co/6XY81KtLtI