Grenell: Njerëzit në NATO besojnë se Vuçiq sot ishte i detajuar e i dobishëm, Kurti ta bëjë të njëjtën
Ish-emisari amerikan, Richard Grenell ka thënë se njerëzit brenda NATO-s besojnë që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ishte i detajuar sot atje, ku edhe zhvilloi një takim me sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Grenell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se edhe Kurti duhet të tregojë të njëjtin angazhim, e jo të bëjë kërkesa të njëanshme.
“Njerëzit brenda zyrave të NATO-s besojnë se Aleksandër Vuçiq ishte i detajuar dhe i dobishëm sot. Ata besojnë që ai ka qenë i kujdesshëm në qasjen e tij. Albin Kurti tani duhet të tregojë të njëjtin angazhim për një zgjidhje të negociuar – dhe jo kërkesa të njëanshme”, ka thënë Grenell.
People inside NATO HQ believe @avucic was detailed and helpful today. They believe he was thoughtful in his approach.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 17, 2022
@albinkurti must now show the same commitment to a negotiated settlement - and not unilateral demands.
Vlen të theksohet se Kurti dhe Vuçiq sot patën takime të ndara me Stoltenberg.
Ndërkaq, nesër nga ora 10:30 ata pritet që në Bruksel të takohen me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, derisa ky i fundit do të prononcohet edhe për media.