Grenell: Albin Kurti u pajtua me atë çka Thaçi ka rënë dakord vite më parë - NACIONALE

Grenell: Albin Kurti u pajtua me atë çka Thaçi ka rënë dakord vite më parë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrje-daljes.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ish i dërguari i Presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Ai ka thënë se Kurti më në fund është pajtuar me atë që Hashim Thaçi e ka arritur vite më parë.

“Kështu Albin Kurti ka rënë dakord për çfarë Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë. Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe njëherë pranohen – por këtë herë Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.” - ka shkruar Grenell në Twitter.

Lajme të ngjashme