Grenell e risjell në vëmendje: Kur Trump ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen Kosovë-Serbi - NACIONALE

Grenell e risjell në vëmendje: Kur Trump ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen Kosovë-Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari amerikan, Richard Grenell ka rikthyer në vëmendje kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump ishte nominuar për çmimin Nobel për Paqe.

Në një shkrim në “X”, ai ka ndarë një artikull të vjetër me mbishkrimin:

"Retrospektivë:

“Donald Trump i nominuar për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të marrëveshjes historike Serbi-Kosovë”.

Ndryshe, presidenti amerikan foli për këtë çështje pikërisht sot.

Para mediave amerikane ai foli për disa prej konflikteve që u zgjodhën nga administrata amerikane, derisa ka përmendur këtu edhe Kosovën e Serbinë, duke thënë se “luftuan për vite”.

“Siç e dini kemi bërë një punë shumë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, duket se do të bëjmë marrëveshje tregtie me Indinë dhe Pakistanin.

Është një gjë e mirë ta shohësh.

Njëjtë edhe me Kosovën e Serbinë, kanë luftuar për vite, dhe si e dini e sollëm edhe atë në një përfundim” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Tutje, Trump ka thënë se duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqe rreth këtyre marrëveshjeve, por nuk ia japin pasi “e marrin vetëm liberalët”.

“Duhet të më japin çmimin Nobel për Rëanda, dhe a e keni parë Kongon? Mund të thoni për Kosovën, Serbinë, shumë. E madhja është marrëveshja për Indinë dhe Pakistanin, nuk do të më japin Çmim Nobel për Paqe, sepse ua japin vetëm liberalëve” – tha presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme