Grenell: Bisedova me Thaçin, me të president Kosova do të ishte në paqe dhe më mirë ekonomikisht - NACIONALE

Grenell: Bisedova me Thaçin, me të president Kosova do të ishte në paqe dhe më mirë ekonomikisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Diplomati amerikan, Richard Grenell, përmes një shkrimi në twitter ka njoftuar se ka biseduar me ish-presidentin Hashim Thaçi, që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Grenell tha se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte president.

Sipas diplomatit amerikan, me Thaçin president, Kosova do të ishte më bashkëpunuese na aspektin ekonomik me shtetet fqinje.

“Bisedova me Hashim Thaçin në burg të Hagës. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai (Thaçi) do të ishte president. Populli do të kishte ekonomi më të mirë si rezultat i bashkëpunimit me shtetet fqinje – dhe më shumë vende punë do të krijoheshin për fëmijët tanë nëse Thaçi do të ishte president” – ka thënë Grenell.

Lajme të ngjashme