Gratë serbe në veri protestojnë kundër vendimit për targat
Mijëra gra të komunitetit serb sot kanë protestuar në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për tagrat.
As reshjet e shiut nuk i ka penguar ato për të protestuar nën moton “Nënat e Kosovës, kundër getos së Kurtit”.
“Kosovo-online” raporton se protesta është zhvilluar në formë të shëtitjes nëpër disa rrugë.
Sipas tyre, veprimet e Qeverisë së Kosovës për targat janë sjelljen të padrejta dhe çnjerëzore ndaj serbëve.
Gjatë kësaj proteste, gratë serbe në duar kanë mbajtur pankarta me mbishkrime të ndryshme.
“Kurti, nuk të jap fëmijë”, “Nuk është modë, dua paqe”, “Nuk dua shtet tjetër, dua Serbinë time!”, kanë qenë vetëm disa nga pankartat që kanë mbajtur ato.
Me serbët e veriut, janë solidarizuar edhe serbët në komunën e Graçanicës, të cilët kanë protestuar gjatë ditës.