Granit Xhaka: Kosova ka kualitet më të lartë se vendi në tabelë
Mesfushori Granit Xhaka thotë se Kosova ka kualitet më të lartë se vendi momental në tabelë.
Pas barazimit, kapiteni i “Helvetikëve” për “Klan Kosova” deklaroi se Zvicra s’ka zhvilluar lojë të mirë duke pranuar gola të vonshëm.
“Ndeshje jo e mirë për ne, hera e dytë që po marrim gola në kohën shtesë. Ndaj Rumanisë pranuam dy gola në kohën shtesë dhe sot pësuam gol njëjtë. Nuk ka qenë lojë e mirë nga Zvicra”
“Vështirë, emocione sadush. Sidomos sot në lojë, nuk ka qenë lojë me shumë duele. U pa si lojë miqësore dhe jo për kualifikim. Nuk mundemi të japim maksimumin, tërë javën nuk ka qenë koncentrimi shumë i lartë”.
Në fund, ai falënderoi tifozët për mbështetjen si dhe kërkoi nga Kosova të vazhdojë të luftojë në këtë mënyrë.
“Jemi krenar që jemi këtu, na kanë pritur shumë mirë dhe faleminderit.
“Mos e këqyrni tabelën shumë. Kosova ka kualitet më shumë se vendi që e kanë në tabelë. Le të luftojnë si kanë luftuar sot dhe besoj se në të ardhmen kanë me bo shumë më mirë”.