Granatimet ndërpresin energjinë në centralin bërthamor të Ukrainës, OKB: E papranueshme
Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së ka paralajmëruar se situata në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia në Ukrainë është gjithnjë e më e pasigurt.
Rafael Grossi tha se granatimet kanë ndërprerë energjinë nga e cila po furnizohet centrali, dhe nuk kishte gjasa për një rikthim të shpejtë të saj.
Grosii bëri të ditur se operatori ishte duke konsideruar të fiktre reaktorin e fundit.
Një vendim i tillë do ta bënte impiantin e varur vetëm nga gjeneratorët e emergjencës me naftë.
“Kjo është një situatë e paqëndrueshme dhe po bëhet gjithnjë e më e pasigurt...”, tha ai në një deklaratë. "Kjo është krejtësisht e papranueshme. Nuk mund të vazhdojë."
Grossi nuk tha nëse Rusia apo Ukraina ishin përgjegjëse për granatimet, por tha se ato duhet të ndalen menjëherë.