Grabitje me thika në një barnatore në Pejë, policia në vendin e ngjarjes
Një grabitje është raportuar mbrëmjen e sotme në një barnatore në qytetin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se dy persona të maskuar, të armatosur me thika, kanë hyrë në barnatore dhe kanë arritur të marrin një shumë parash.
Sipas Policisë, pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.