Gorçeviq: Mali i Zi do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës - NACIONALE

Gorçeviq: Mali i Zi do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Maida Gorçeviq, ministre për Çështje Evropiane e Malit të Zi, ka folur rreht së një deputeteje të këtij shteti kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo ka theksuar se Mali i Zi do ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Unë e kuptoj interesimin e mediave në lidhje me votimin nga një deputeteje, por shumica parlamentare në Këshillin e Evropës, ashtu siç tha edhe zoti Bislimi votimi i disa deputetëve në Këshillin e Evropës nuk do të thotë se është qëndrim i Qeverisë së Malit të Zi…

Dua të nënvizoj se Mali i Zi në Këshillin Ministror në Maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në KiE dhe do t’ia japë përkrahjen Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë në fushën e integrimeve evropiane”, tha ministrja malazeze.

Lajme të ngjashme