Gola: Serbia vazhdon ta cilëson ShBA-në si shtet që dhunon të drejtën ndërkombëtare
Deputeti i VV-së, Ardian Gola, ka reaguar ndaj deklaratës së Petar Petkoviqit, i cili e ka kritikuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë.
Gola ka vlerësuar se qëndrimi i kryenegociatorit të Serbisë për bisedime me Kosovën tregon se Serbia vazhdon ta cilëson ShBA-në si shtet që dhunon të drejtën ndërkombëtare.
“‘Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë se të fortët nuk kujdesen për të drejtën ndërkombëtare, por asnjëherë nuk do të heqim dorë nga faktet dhe parimet”. Qekjo eshte deklarate e Petkoviqit, drejtorit te te ashtuquajtures “Zyre per Kosoven’ ne Serbi, ne reagimin e tij ndaj ambasadorit te ShBA-se, Hovenier, i cili shprehimisht tha se ky draft i asociacionit as nuk ofron nivel tjeter te qeverisjes, as nuk krijon autoritet ekzekutiv, e as autonomi. Kjo do te thote se Serbia vazhdon ta cilesoje ShBA-ne si nje shtet te forte qe dhunon te drejten nderkombetare e jo sic meton ambasadori Hill ne Beograd ‘si mik dhe partner te mire’”, ka shkruar Gola në profilin e tij në “Facebook”.