Gola me “hartim” për Urën e Ibrit, citon proverbën amerikane: Politika e VV-së, krejtësisht konsistente
Ardian Gola, deputet i VV-së, ka komentuar ngjarjet e fundit rreth hapjes së Urës së Ibrit, të cilën hapje po e kundërshton Perëndimi (QUINT-i dhe NATO-ja).
Në shkrimin e tij, Gola ka përmendur një proverb amerikane, mbi të cilën ka “filozofuar” në lidhje me Urën e Ibrit. Më saktë, deputet i VV-së ka cituar proverbën amerikane “mos i digj urat”.
Në fund, Gola ka vlerësuar se VV-ja është krejtësisht konsistente në raport me veriun.
“Ne kete pike, ashtu sikurse edhe ne te gjitha pikat e tjera qe kane te bejne me veriun e Kosoves dhe raportin me Serbine ne pergjithesi, politika e LV-se eshte krejtesisht konsistente. Dhe eshte saktesisht ne perputhje me metaforen per uren e permendur ne proverbin amerikan.
Kosova, me ne fund, duhet te behet shtet ku urat ndermjet veriut dhe jugut, lindjes e perendimit, perpos qe lidhin territorialisht ato edhe bashkojne nderetnikisht qytetaret e Republikes. Prandaj, ura e Ibrit duhet te jete, dhe do te jete, ne sherbim te bashkimit e jo te ndarjes ndermjet shqiptareve dhe serbeve si dhe te gjitha kumuniteteve te tjera joshumice” – ka shkruar ai.