Gola i VV-së me gjysmë kritikë: Vendimi për librat do të mund të merrej më herët, kam shprehur rezerva - NACIONALE

Gola i VV-së me gjysmë kritikë: Vendimi për librat do të mund të merrej më herët, kam shprehur rezerva

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardian Gola, deputet i VV-së, ka folur sërish në lidhje me çështjen e librave shkollorë. Në një intervistë për Tëvë 1, Gola, që është kryetar i Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se ka pasur rezerva për zbatueshmërinë në terren të vendimit të MASHTI-t, që prindrit të blejnë personalisht librat.

Në këtë intervistë, ai ka dhënë edhe një gjysmë kritikë, duke thënë se ky vendim do të mund të merrej më herët.

“Unë kam shprehur rezerva për sa i përket zbatueshmërisë në terren të këtij vendimi në plotëninë e tij, pa sfida e vështirësi për periudhën kohore në të cilën është marrë vendimi. Kam qenë plotësisht i qartë në këtë dhe kam shpresuar që çdo gjë do të shkojë mirë. Shpresa ime nuk është shu, ne po vazhdojmë me shpresu që brenda kësaj jave do të bëhet distribuimi me tekstet shkollore. Pra po, unë mendoj që ky vendim do të mund të merrej më herët dhe do të duhej në fakt të merrej më herët. Çdo herë kur ndërrohet një praktikë e cila është e stabilizuar ndërkohë prodhohen do rrëmuja ne ende nuk e dimë nëse këto rrëmuja do të oshin të evitueshme edhe po që se vendimi do të merrej dy muaj më herët”, tha ai.

Lajme të ngjashme