Goditja e dy fëmijeve me veturë, deklarohen nga Prokuroria - NACIONALE

Goditja e dy fëmijeve me veturë, deklarohen nga Prokuroria

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vozitësi i veturës me të cilën i goditi dy fëmijë në Pejë është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se fëmijët kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.

“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbesorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, tha Nikçi.

Rreth ngjarjes:y fëmijë se janë goditur nga një veturë në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Klan Kosova se dy fëmijët u dërguan në spital për trajtim.

“Sot rreth orë 14:45 polcia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, tha ai.

Lajme të ngjashme