Gjyshinca flet si zëdhënës i Gërvallës për njohjet e Kosovës: Do të ketë lëvizje nga vendet mosnjohëse
Gazmend Gjyshinca, deputet i VV-së, ka folur për politikën e jashtme të Kosovës. Sipas tij, prioriteti numër një i politikës së jashtme të Kosovës është përmbyllja e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
Tutje, ai e ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Në kuadër të agjendës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, prioritet mbi prioritete vie përmbyllja e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë dhe në këtë drejtim dhe kuptim, ne kemi punuar gjatë këtyre viteve, që këto prioritete të arrihen. Njëra pret tyre ka qenë anëtarësimi në Këshillit të Evropës” – deklaroi ai në T7.
Në emision, ai ftoi që të rimendohet qasja e Kosovës karshi njohjeve të pavarësië, pasi, sipas Gjyshincës, “instrumenti i njohjes është konsumuar”.
“Shqetësimi im më i madh është te njohjet për shkak se ky është një lexim personal, mirëpo Republika jonë tashmë ndodhet në një moment kur mendon se do të duhej të rimendonte qasjen e saj ndaj instrumentit të quajtur njohje. Në këtë kuptim, konsideroj se ajo se çfarë njohjet si instrument për të zbatuar agjendën tënde ndërkombëtare kanë dhënë, tashmë ka përfunduar, është kosnumuar në masë të madhe si instrument.” – deklaroi tutje ai.
“Përjashtimisht pesë vendeve mosnjohëse të BE-së dhe katër nga NATO, mendoj se edhe dy-tri njohje të tjera, me respektin maksimal, nuk mendoj se do të bënte diferencën e madhe në përmbylljen përfundimtare të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës” – shtoi ai.
Megjithatë, ai paralajmëroi lëvizje drejt njohjes së Kosovës.
“Edhe më herët e kemi thënë, do të ketë lëvizje nga vendet mosnjohëse dhe po shohim që ka lëvizje.” – theksi ai, duke shtuar se njohja e pasaportave nga Spanja është një nga lajmet më të mira të viteve të fundit në politikën e jashtme.