Gjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit, dëshmon djali i dajës së Dardan Krivaqës - NACIONALE

Gjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit, dëshmon djali i dajës së Dardan Krivaqës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është duke vazhduar seanca për vrasjen e Marigona Osmanit. Gazeta Nacionale është duke e përcjellë seancën e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Aty po mungojnë disa dëshmitarë, por i pranishëm është, Endrit Kuka, djali i dajës së Dardan Krivaqës, i cili përmendet edhe aktakuzë.

Dardan Krivaqa, i akuzuari për vrasjen e rëndë, dyshon se Marigona, e kishte tradhëtuar me djalin e dajës së tij, pra pikërisht dëshmitarin i cili po dëshmon.

Ai ka mohuar kategorikisht një gjë të tilë.

Me viktimën s’kam pasur kontakt kurrë, pervec se kur ka qenë Dardani prezent. Në banesën e Dardanit kam qenë para martesës, asnjeherë pas martesës. Marigonën nuk e kam njohur me herët. Nuk kam ditur asgjë derisa halla jem e ka thirrë babin tem në telefon dhe ka thanë se Dardani ka me të rreh, s’e kam marrë si kërcënim. Kjo bisedë ka ndodh pasi ka ndodhur rasti, pasi janë publikuar pamjet, Dardani atë kohë ka qenë në arrati” ka thënë Kuka.

Këtu është përfshirë i akuzuari Dardan Krivaqa:

Dardani: “Para se me vdekë e ndjera Marigona Osmani, me datën 21 e kam thirrë dëshmitarin në telefon me video dhe gjatë thirrjes e ndjera e pranon se ka pasur nje lidhje me të.

Madje sa herë që kam dalur unë nga banesa, ata kanë kryer marredhenie.

Pse ju ka akuzuar e ndjera?”

Kësaj i është përgjigjur, dëshmitari Kuka duke thënë që nuk është e vërtetë: “S’është e vërtetë që me ka thirrë në telefon

Me pyetje ka vazhduar njëri nga gjykatesit: Pse e ndjera ju ka akuzuar juve (deshmitarin) per nje lidhje derisa ju jeni kane asnjehere në banesë?

Deshmitari Kuka: “Une s’kam qenë asnjeherë në banesëe. Nuk me ma thirrur në telefon. Pergjigjem vetem nese ka ndonje fakt se kjo ka ndodhur

Këtu ka ndërhyrë përsëri i akuzuari Dardan Krivaqa: “Të gjitha thirrjet i ka Prokuroria”.

Gjykatesi ka thënë se i ka parë inqizimet: I kemi parë te gjitha video-incizimet. Do t’i shohim prapë.

Deshmitari Besart Mani nuk ka ardhur në seancë per te dëshmuar.

Prindi e tij, Sylë Mani, ka thënë se eshtë në Poloni për të punuar dhe do te kthehet, kah viti i ri.

Burim Maloku, mjeku që kishte punuar në emergjencë në Vushtri gjithashtu mungon, në seancën e sotme.

Seanca është duke vazhduar.

Lajme të ngjashme