Gjykimi ndaj Dhurata Hoxhës, ish-ministrja kërkon përjashtimin e prokurorit - NACIONALE

Gjykimi ndaj Dhurata Hoxhës, ish-ministrja kërkon përjashtimin e prokurorit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Dren Paca, nga rasti kundër saj ku po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në seancën e sotme, Dhurata Hoxha ka thënë se bashkëshorti i saj njihet me prokurorin e rastit, andaj ka kërkuar përjashtimin.

“Kur e kam pyetur bashkëshortin tim ai më ka njoftuar se nuk e njeh gjyqtarin e çështjes, mirëpo e njeh, pra ka lidhje shoqërore dhe e njeh babain e prokurorit Dren Paca, z.Agim Paca, i cili ka qene i angazhuar si profesor ne Kolegjin ESLG ku bashkëshorti ka qenë pronar në vitin akademik 2012-2013 dhe duke shtuar pra këtë fakt ky prokuror i rastit ka fshehur këtë fakt”, tha Hoxha, raporton Betimi për Drejtësi.

“Duke marr parasysh kërcënimet qe u janë bërë dëshmitarëve ne seancën e kaluar unë tashmë jam bindur se kjo çështje është personale dhe qe nga fillimi nuk jam siguruar as unë në këtë çështje ne një hetim te pavarur dhe te pa anshëm, po qe nga fillimi është treguar tendenca ndaj meje dhe për këtë shkak po e bej publike edhe për opinionin publik qe sot ne mëngjes kam dërguar kërkesën për përjashtimin e prokurorit Dren Paca tek prokurori i PSRK-së Z. Blerim Isufaj”, tha Hoxha.

Ndryshe, ajo po akuzohet për një kontratë të lobimit bashkë me disa zyrtarë tjerë të Ministrisë së Integrimeve.

Lajme të ngjashme