Gjykata Supreme refuzon ankesën: Nuk certifikohet kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit
PDK-ja duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Deçanit.
Kjo pasi Korab Mushkolajt i është refuzuar edhe ankesa në Gjykatën Supreme.
Komunikata:
Refuzohet si e pabazuar Ankesa Administrative e Korab Mushkolaj, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-së
Prishtinë, 28 gusht 2025 - Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruesit Korab Mushkolaj nga Komuna e Deçanit, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Kryetar të Komunës së Deçanit, e paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të refuzimit për certifikim të kandidatit, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës, që do të mbahen më datë 12 tetor 2025.
Bashkëngjitur gjeni linkun e aktgjykimit të publikuar AA. nr. 74/2025: https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_AA%20_74_2025_SQ.pdf