Gjykata Speciale sot shpall urdhrin për zhdëmtimin e viktimave në rastin e Pjetër Shalës - NACIONALE

Gjykata Speciale sot shpall urdhrin për zhdëmtimin e viktimave në rastin e Pjetër Shalës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale sot nga ora 11:00 do të shqiptojë urdhrin për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës.

Tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse.

Më 16 korrik 2024, Trupi Gjykues shpalli fajtor Shala për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim.

Mbrojta e Shalës ka apeluar aktgjykimin dhe dënimin.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me krime lufte të kryera afërisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, në Fabrikën e Metalit në Kukës (FMK), një fabrikë e dikurshme për përpunimin e metalit në Kukës, në veri të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, FMK-ja shërbeu si shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe u përdor për një sërë qëllimesh, përfshirë për rekrutim, mobilizim dhe logjistikë. Disa anëtarë të UÇK-së e përdorën edhe për të mbajtur të ndaluar, marrë në pyetje dhe keqtrajtuar persona për të cilët mendohej se bashkëpunonin, kishin lidhje ose ishin simpatizantë të autoriteteve serbe, ose të cilët konsideroheshin se nuk përkrahnin mjaftueshëm përpjekjet e UÇK-së”, thuhet në komunikatën e Speciales.

Lajme të ngjashme