Gjykata Speciale duke pranuar ‘prova’ nga organe famëkeqe serbe, Maliqi: Prokuroria Speciale jashtëzakonisht agresive
“Jashtëzakonisht agresive” e ka vlerësuar studiuesi Agon Maliqi operimin e Prokurorisë Speciale në Hagë e cila është duke u mbështetur në ‘prova’ të marra nga organet famëkeqe të sigurisë së Serbisë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Maliqi tha përEuronews Albania se kjo është krejtësisht paradoksale kur vetë Tribunaliu Ndërkombëtar i Hagës për krimet e luftës në Ish-Jugosllavi e ka shpallur shtetin serb përgjegjës për krime lufte dhe spastrim etnik në Kosovë.
“Nëse mbështetesh në dokumente dhe dëshmi që burojnë nga një regjim i shpallur fajtor për spastrim etnik, kjo tregon jo vetëm paradoksin, por edhe dobësinë e vetë rastit”, u shpreh Maliqi.
“Fakti që gjykata pranon këto prova nuk do të thotë se ato janë të vërteta. Ato janë materiale të një pale. Mbrojtja do të ketë hapësirën për t’i rrëzuar apo sfiduar ato në sallën e gjyqit,” përfundoi Maliqi.