Gjykata në Ferizaj i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit që i vuri flakën bredhit në Han të Elezit - NACIONALE

Gjykata në Ferizaj i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit që i vuri flakën bredhit në Han të Elezit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj të pandehurit K.B., për nxitje, përçarje dhe mosdurim, nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

I njëjti dy ditë më parë kishte djegur bredhin në Han të Elezit dhe kishte shkruar shkrime kundër festimit të Vitit të Ri.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 28 dhjetor 2023 gjatë natës në qytetin e Hanit të Elezit, me dashje dhe publikisht nxit, përhapë urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare ose etnike, ashtu që fillimisht siguron materialin adekuat pastaj në shtëpinë e tij përgatitë, dizajnon dhe printon afishet të formatit A4 me përmbajtje: Viti i Ri nuk është festë e jona mos festo festa e jo myslimanëve.” – thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lajme të ngjashme