Gjykata Komerciale nis punën edhe zyrtarisht, pranon lëndët e para - NACIONALE

Gjykata Komerciale nis punën edhe zyrtarisht, pranon lëndët e para

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Komerciale ka filluar punën edhe zyrtarisht. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se kjo Gjykatë ka nisur të pranojë lëndët e para të martën.

“Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ju dëshiron punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të Gjykatës Komerciale, dhe ri thekson përkushtimin për të vazhduar me mbështetjen e nevojshme për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e shkallës së parë dhe Dhomat e shkallës së dytë, kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, kontestet në mes të institucioneve publike dhe subjekteve private, si dhe kontestet në mes të personave juridikë vendorë dhe të huaj, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare.

Për këtë zhvillim, ka uruar edhe zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Lajme të ngjashme