Gjykata e merr vendimin: Kërcënuesi i Hysni Gucatit dënohet me 4 muaj burgim dhe 70 euro
Gjykata Themelore në Drenas e ka dënuar me 4 muaj burgim Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, i cili e ka kërcënuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Në seancën që është mbajtur sot i akuzuari për kanosje është dënuar edhe me shumën prej 70 euro.
Sipas Prokurorisë, Avdullahu e kishte kërcënuar përmes rrjetit social Facebook kryetarin e OVL-UÇK-së.
Sipas aktakuzës, më 3 qershor 2026, rreth orës 13:10, i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes llogarisë së tij në Facebook, kishte kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën.