Gjykata e Gjilanit cakton masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarëve se dhunuan një të mitur - NACIONALE

Gjykata e Gjilanit cakton masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarëve se dhunuan një të mitur

4 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka caktuar masën e paraburgimit, ndaj dy pesonave (vëllezër), të cilët dyshohet se dhunuan një vajzë të mitru.

Vëllëzërit nga Gjilani u arrestuan para dy dite nga Policia e Kosovës, për tu ndaluar 48 orë.

Vendimi i Gjykatës, i dërgon ata për të paktën 1 muaj prapa grilave.

Njoftimi:

Gjykata cakton masën e paraburgimit të pandehurve, dyshohet se kanë kryer veprën penale dhunimi

Gjilan, 09.09.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve A. M. dhe L. M.

Ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit A. M. dhe L. M. gjatë muajit mars - prill në fshatin Pasjak dhe fshatin Velekincë, e kanë detyruar të miturën të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj, viktimë kjo posaçërisht e ndjeshme për shkak të moshës nën 16 vjeç, e cila nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë e që nënkupton marrëdhënie seksuale.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale, dhunimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Lajme të ngjashme