Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim, Gashi: Sot mbahet seanca për vrasjen e Lulzim Fejzullahut - NACIONALE

Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim, Gashi: Sot mbahet seanca për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi, përmes një njoftimi nga llogaria e tij në Facebook, njofton se rasti i vrasjes së rëndë të Lulzim Fejzullahut nga Besiana, në moshën 18 vjeçare, kthehet përsëri në gjykim.

Gashi tha se pasi Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim dhe rivendosje, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbahet seanca ndaj dy të miturve të akuzuar për vrasje të rëndë.

“Pasi Gjykata e apelit e ktheu rastin ne rigjykim dhe rivendosje sot ne Gjykaten Themelore ne Prishtine mbahet seanca ndaj dy te miturve te cilet akuzohen per vrasje te rende..Gjykata ka punet e veta por familja e Lulzimit nuk po shef drejtesi per kete vrasje kaq re rande e kaq trishtuese”, tha ai.

Lajme të ngjashme