Gjykata britanike ia hedh poshtë Trumpit padinë për rastin “dosja Steele” - NACIONALE

Gjykata britanike ia hedh poshtë Trumpit padinë për rastin “dosja Steele”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Padia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj një firme hulumtuese britanike për një dosje ku hidheshin dyshime për lidhje mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë u rrëzua të enjten nga Gjykata e Lartë e Londrës.

Kanidati favorit për të qenë i nominuar i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në ShBA kishte ngritur padi për mbrojtje të të dhënave kundër firmës “Orbis Business Intelligence” rreth pretendimeve në një dosje të shkruar nga ish-themeluesi i sa, ish-oficer i inteligjencës britanike, Christopher Steele, raporton agjencia “Reuters”.

Gjykatësja Karen Steyn vendosi që rasti i paraqitur nga miliarderi amerikan nuk mund të vazhdonte, duke thënë në vendim se “nuk ka arsye bindëse që të lejohet procedimi i pretendimit”.

Trumpi kishte thënë në një deklaratë dëshmitari të bërë publike në tetor se e kishte ngritur padinë kundër kësaj firme për të dëshmuar se pretendimet e saj ishin të rreme. Në publikimin e firmës kishte pretendime se Trumpi ishte përfshirë në “akte seksuale perverse” në Rusi.

Padia e ngritur në Londër është njëri nga rastet e shumta ligjore ku përfshihet Trumpi, i cili ballafaqohet me katër ndjekje penale në ShBA.

Lajme të ngjashme