Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për urdhërarrest ndaj Radojçiqit për barrikadat e armatosura në veri në 2022’ën
Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për urdhërarrest ndaj ish-Nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, në lidhje me organizimin e barrikadave të armatosura në veri të Kosovës gjatë vitit 2022.
“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq.
Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.