Gjukanoviq thirrje shumicës parlamentare: Votoni zgjedhjen e gjyqtarëve, të tregojnë nëse kam shkelur Kushtetutën - NACIONALE

Gjukanoviq thirrje shumicës parlamentare: Votoni zgjedhjen e gjyqtarëve, të tregojnë nëse kam shkelur Kushtetutën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ndaj të cilit është nisur procedurë për shkarkim, i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që të votojë urgjenisht për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të konfirmuar nëse ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Siç shkroi ai në Facebook, nëse nuk e bëjnë këtë, do të tregohet se janë vetëm manipulues, në të njëjtin rreth të politikës të kolegëve të tyre partnerë të koalicionit.

Deputetët e shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, më 23 shtator, procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviq.

Kjo nismë i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

Lajme të ngjashme