Gjuhë e ulët nga Albulena Haxhiu: Flet për hibridët dhe akuzon PDK-në për Mitrovicën - NACIONALE

Gjuhë e ulët nga Albulena Haxhiu: Flet për hibridët dhe akuzon PDK-në për Mitrovicën

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka eskaluar në akuza ndaj PDK-së.

Ajo ka folur edhe për disa hibridë, lidhur me procesin në Mitrovicë.

Postimi:

Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të.

Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor.

Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë.

Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë.

Lajme të ngjashme