Gjuha ku dhemb dhëmbi? Mbështetësi i VV-së njofton se po largohet nga vendi, kritikon kandidatët e VV-së “që kanë diploma” - NACIONALE

Gjuha ku dhemb dhëmbi? Mbështetësi i VV-së njofton se po largohet nga vendi, kritikon kandidatët e VV-së “që kanë diploma”

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbështetësi me më shumë se orar të plotë i Vetëvendosjes, Albert Shabani, “këto ditë” lë vendin për të shkuar të zhvillojë jetën në Gjermani.

Këtë lajm ai e ndau vet në ditën kur përpilohet lista e Vetëvendosjes për zgjedhje, në të cilin listë ai kishte shprehur interesim të jetë i përfshirë.

Por, në statusin e tij, tha se kjo është “e pa vërtetë”.

“Këto dite unë nisëm për në Gjermani, ku do ti kthehëm misionit për jetën e familjen”, shkroi Albert Drenica.

Drenica la të kuptojë se ka pakënaqësi me njerëz në Vetëvendosje që flasin se kanë “diploma” dhe “shkollë”, çka lë të kuptojë brendarreshtash se mungesa e kredencialeve akademike nga ana e tij, mund të ketë qenë arsye e mospërfshirjes në listë.

“Mos të mjaftohen vëtëm duke na tregu se kanë kryer shkolla e kanë diploma, e pastaj ta presin votën si dhurat! Vota nuk është dhurate, është besim, të cilin duhet ta konvertosh në punë e angazhim!”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme