Gjuajta me vezë, Gruda: Mirë ia ka bë Time Kadrijaj, Albin Kurtit, le ta provon edhe ai vetë atë sjellje - NACIONALE

Gjuajta me vezë, Gruda: Mirë ia ka bë Time Kadrijaj, Albin Kurtit, le ta provon edhe ai vetë atë sjellje

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, referuar gjysmë-konfrontimit në kuvend mes deputetes së Aleancës, Time Kadrijajt, e cila hodhi vezë ndaj deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, tha se personalisht nuk vepron në atë mënyrë, por shton se “mira a ka bë.”

“Le ta provon njëherë zoti Kurti çka do të thotë mu sill ashtu.”

“Mirë ia ka bë. Ta provon njëherë edhe zoti Kurti qysh është m’u sill (si ai). Nuk mendoj se duhet t’i përsërisim metodat e njëjta. Unë s’e bëj atë, por mendoj se Time Kadrijaj ka bë mirë. Le ta provon njëherë zoti Kurti çka do të thotë mu sill ashtu. Ka hedh gaz me 16%, për mos me u zgjedh presidenti. Ne nuk po hedhim gaz, veç po i themi “Respekto Kushtetutën, e no do të rrimë në opozitë.” Ky po thotë “jo, as opozitë.” Kjo është vijë e kuqe që ne do të mbrojmë dinjitetin tonë si parti politike,” tha ai në RTV21.

Lajme të ngjashme