Gjoshi: Presidentja të sqarojë se çfarë e shtyri që të tërhiqej nga emërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ - NACIONALE

Gjoshi: Presidentja të sqarojë se çfarë e shtyri që të tërhiqej nga emërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, e ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për mosemrimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ.

Duke e publikuar shkresën e Osmanit për Bedri Hamzën, ai ka treguar se e para e vendit kryetarit të PDK-së i kishte kërkuar që për anëtarë në KQZ t`i propozojë dy kandidatë.

Në profilin e tij në Facebook”, ai ka shkruar se presidentja duhet të sqarojë se çfarë e shtyri që në momente të fundit të tërhiqej nga emërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ

“Presidentja Osmani, në shkresën e datës 9 mars drejtuar kryetarit Bedri Hamza, ka kërkuar që t’i propozojmë me shkrim KANDIDATËT për anëtarë të KQZ-së. Pra, jo propozimin e një kandidati, siç e ka certifikuar tani, por të kandidatëve – në shumës. Prandaj, ajo ka përgjegjësinë që para qytetarëve të sqarojë se çfarë e shtyri që në momentet e fundit të tërhiqej nga rruga kushtetuese dhe ligjore e emërimit të anëtarëve të PDK-së në KQZ”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme