Gjoshi i PDK-së: Me 600 mijë eurot e Martin Berishajt do të mbuloheshin shtesat e 6 mijë mësimdhënësve
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar përsëri Qeverinë Kurti dhe Presidenten Osmani për mbrojtjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gjoshi ka bërë një krahasim duke thënë se me 600 mijë euro të keqpërdorura nga Martin Berishaj do të mbuloheshin shtesat për një të katërtën e mësimdhënësve.
“Veç me 600,000€ e mikut personal të Albin Kurtit, Martin Berishës, ishin kryer shtesat për 6,000 mësues, pra gati 1/4 e tyre. A po e shihni pse e mbrojnë Martinin, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe e gjithë Vetëvendosja? A po e shihni se çfarë vlere ka ambasadori i tyre?”, ka shkruar ai.