Gjoshi i PDK-së: Kurti as nuk mund t’i rrisë e as t’i zvogëlojë Thaçin e Veselin
Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi, ka komentuar videon e publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje ku ka akuzuar pushtetet e kaluara për keqqeverisje.
Gjoshi e ka vlerësuar këtë video si "të gërditshme" dhe se ky spot i ngjanë rastit të Martinoviqit, teksa shton se kjo është një lloj inskenimi për ta mbuluar paaftësinë dhe keqqeverisjen.
“Ishte e gërditshme dhe i ka irritu të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo video i ngjante rastit të Martinoviq, një far lloj inskenimi për me mbulu paaftësinë dhe keqqeverisjen. Pasnesër Kurti i bën 3 vjet që e ka fitu pushtetin dhe për asnjë punë smundemi m’i thonë puna e marë”, tha Gjoshi në T7.
Në këtë video u përmenden edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli, e për këtë Ghoshi thotë se Kurti nuk mundet as t’i zvogëlojë ata, e as t’i rrisë.
“Sa i përket Thacit e Veselit, Kurti asnjëherë nuk mundet as me i zvoglu e as me i rrit. Pra, përkundër që 35 vite është sill nëpër politikë,asnjëherë nuk ia ka qëllu dhe asnjëherë nuk e ka bërë punë të mirë për këtë shtet. Emri i tij në histori nuk mbahet mend për asgjë vetëm për veprime antishtetërore, rrugaqllëk, për dëmtim të institucioneve e të imazhit të Kosovës”, tha ai.
