Gjoshi i PDK-së: Kryeministër mos e përmend luftën se ta njohim trimërinë, je i pari që do të ikësh në Norvegji - NACIONALE

Gjoshi i PDK-së: Kryeministër mos e përmend luftën se ta njohim trimërinë, je i pari që do të ikësh në Norvegji

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar kryeministrit Kurti, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit, dhënë një medie kroate, se Kosova është e rrezikuar, që në një të ardhme jo të largët, të ketë luftë.

Gjoshi, deklaratat e kryeministrit i ka quajtur të dëmshme për Kosovën, pasi sipas tij ato po e paraqesin shtetin e Kosovës sikur një zonë jo të sigurt. Për më tepër sipas Gjoshit, Kurti duhet të jetë i fundit që na flet për luftën, pasi sipas tij, ai do të jeë i pari që do të ik për në Norvegji, duke iu referuar vendbanimit të gruas së kryeministrit.

Statusi i plotë i Gjoshit:

“Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.

Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti.

Kryeministër, mos fol për këtë temë në publik e në media ndërkombëtare. Ti duhet ta dish se me kënd bëhen këto biseda.

Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka!

Mos e përmend luftën se ty ta njohim "trimërinë". Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji.”

Lajme të ngjashme