Gjoshi i PDK-së kritikon opozitën: Pas LDK-së, edhe AAK-ja iu “dorëzua” Kurtit - NACIONALE

Gjoshi i PDK-së kritikon opozitën: Pas LDK-së, edhe AAK-ja iu “dorëzua” Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari për organizim i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar LDK-në dhe AAK-në se po i nënshtrohet kryeministrit Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas LDK-së, sot edhe AAK-ja është dorëzuar në "gjirin e ngrohtë" të Albin Kurtit.

Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në "gjirin e ngrohtë" të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Lehtësisht u avulluan deklaratat për paaftesinë e dëmet e Qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës. U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën. Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të "opozitës", ndoshta e marrim vesh së shpejti”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të ngjashme