Gjoshi i PDK-së: Albin Kurti është Albin Kriza
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ku ky i fundit ka thënë se “që dy-tre muaj po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton bllokun A-5”.
Gjoshi në Facebook ka thënë se nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm.
“Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës. Albin Kurti është Albin Kriza. Ju jeni një Qeveri e të papërgjegjshmëve përballë qytetarëve që ua kanë dhënë votën t'i përfaqësoni dhe t'iu shërbeni edhe në kohë të krizave. Sidomos në kohë të krizave”, ka shkruar Gjoshi.
Ai gjithashtu i është drejtuar Qeverisë duke ju thënë se nuk kanë zgjidhje për problemet e qytetarëve, por vetëm fjalë boshe.
