Gjinovci: Sulmet ndaj Ganimete Musliut nuk kanë të bëjnë me racizëm, por me keqqeverisjen e PDK-së - NACIONALE

Gjinovci: Sulmet ndaj Ganimete Musliut nuk kanë të bëjnë me racizëm, por me keqqeverisjen e PDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Rron Gjinovci, ka thënë se sulmet ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut nuk kanë të bëjnë fare me racizëm.

Gjinovci këtë e ka shpjeguar përmes një postimi në Facebook, duke e akuzuar PDK-në për keqqeverisje.

Sa herë po i hupin krejt argumentet po kapën për "racizmim". Jo jo, s'ka racizën ndaj Drenicës, por ka dhe ka pasë shtypje strukturore hon e don. Skenderaji, prej kah e kom une prejardhjen, është hala komuna ma e varfën dhe me papunësinë ma të madhe në Kosovë. E gjithë kjo mbas 22 vjet qeverisje lokale e 15 vjet qeverisje qendrore të PDK-së. Hajde kta që s'jon të Drenicës na e paskan inati, po PDK-ja pse me na e bo ktahën?!”, ka shkruar Gjinovci.

Lajme të ngjashme