Gjinovci me teori konspirative si Alfred Cako: Perëndimi po e kërkon një Kosovë jofunksionale
Analisti Rron Gjinovci, ka dalë me nje teori të re konspiracioni në lidhje me dialogun e lehtësuar nga Brukseli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një postimi konspirativ në Facebook, Gjinovci ka thënë se shtetet perërndimore po e përdorin Kosovën për ta tërhequr Serbinë në anën e tyre.
Ai ka thënë se shtetin e Kosovës nuk po e lejojnë të armatoset, që me pas të këtë nevojë për mbrojtjen e shteteve tjera.
“Kosovën s'po e lojnë me ble armë. Kur po vjen puna, po ia përmendin mbrojtjen që ia garantojnë. Hem s'pe lojnë mu bo e zoja e vedit kundra Serbisë, hem i thonë "s'po je e zoja". Kërkesat i kanë me bo Kosovën jofunskionale veç me bindë Serbinë me u nda prej Rusisë. Kosovën e kanë bo kusur të negociatave mes tyne e Serbisë/Rusisë”, thotë ai.
“Këtu te na ka plot që për me mujt me vjedhë e me u pasunu edhe nër Serbi kthehen s'e kanë problem. N'zor jena për besë. Ama skllevë të Serbisë s'e kem njet me u ba. Kush ia ka shitë shpirtin Serbisë hajrin ia paftë, po mos lypni prej krejt neve me u ba si ju”, ka shkruar Gjinovci

