Gjinovci me statistikë: 90 për qind e popullsisë është primitive - NACIONALE

Gjinovci me statistikë: 90 për qind e popullsisë është primitive

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rron Gjinovci, analist i përhershëm në KTV, i ka komentuar mbrëmë ngjarjet që e shënuan vitin 2023. Duke e komentuar testin PISA, ku Kosova doli jashtëzakonisht keq, Gjinovci deklaroi se për të ka qenë skandaloz reagimi i Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Tutje, Gjinovci ka bërë një deklarim të fortë, duke i cilësuar 90 për qind të qytetarëve kosovarë si “primitivë”.

“Unë nuk kam nevojë me i përsërit ato që i kam thënë. Për mua skandaloz ka qenë reagimi i Qeverisë ndaj rezultatit (v.j. të PISA-s), sepse për mua që ne jemi analfabeta, e kam përsërit pa fund herë këtu, por si shoqëri e kam fjalën. Ne jemi edhe primitivë, 90 për qind e popullsisë është primitive, tash unë s’mundem mos me thënë, kur është e vërtetë” – deklaroi mbrëmë Gjinovci në emisionin “Konfront”.

Gjinovci u përkujdes që në këtë përqindje të primitivizmit të përfshijë edhe qytetarë që jetojnë në Prishtinë.

“Po flas edhe për njerëzit që jetojnë dhe që janë lindë e rritur në Prishtinë, janë primitivë d.m.th. parochial, provincialë në mendësi. Nuk po flas për njerëzit që jetojnë në fshatra, po flas për njerëzit që janë provincialë, që nuk janë në përputhje me shekullin, as me rajonin ku jetojmë”– shtoi Gjinovci.

Gjinovci nuk tregoi për mënyrën se si arriti deri te ky përfundim, sikurse nuk e rrëfeu as metodologjinë e këtij shpjegimi empirik mbi “primitivizmin” e 90 për qind të kosovarëve.

Lajme të ngjashme