Marre që një ushtar i Kosovës dyshohet për plagosjen e dy të rinjëve serbë - NACIONALE

Marre që një ushtar i Kosovës dyshohet për plagosjen e dy të rinjëve serbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Rron Gjinovci, ka reaguar përsëri pas plagosjës së dy të rinjëve serbë në Shtërrpcë.

Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet i turpëruar që një ushtar i Kosovës është i dyshuar për plagosjen e dy të rinjëve serbë.

“Mu po me vjen marre qe nje ushtar i ushtrise se Kosoves eshte i dyshum qe ka gju mbi civilë. A e dini pse? Se une kom qene 10 vjeç ne vitin 1999 kur ushtaret e ni shteti tjeter kane gju mbi popullin tem dhe kane vra femije te moshes tem dhe une si femije e kom urrejte ate ushtri. Ajo ushtri me ka mesu me urrejte kur kam qene 10 vjeç, pra ma ka mesu ndjenjen ma te keqe qe njeri mundet me e perjetu. Une s'du me urrejtë, asni femije nuk duhet me urrejtë. Sonte po me vjen marre”, ka shkruar Gjinovci.

“Sonte jom i pikellum qe ni femije 11 vjeç dyshohet qe ka dashte me vra nje ushtar i ushtrise qe e adhuroj”, ka shkruar më tej ai.

Lajme të ngjashme