Gjinovci kritikon Liburn Aliun: Ky është skandal, ministri mos me besu në shtetin ku është minister - NACIONALE

Gjinovci kritikon Liburn Aliun: Ky është skandal, ministri mos me besu në shtetin ku është minister

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka dhënë dje një deklaratë të çuditshme në emisionin “Zanat” në T7.

Ai deklaroi se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.

Në lidhje me këtë deklaratë e ka shkruar një status edhe Rron Gjinovci, analist, që dikur drejtonte edhe një emision politik.

Ai e ka quajtur skandal deklaratën e ministrit Aliu.

“Ky është skandal. Ministri mos me besu në shtetin në të cilin është ministër, veç në Kosovë ka kshtu.” – shkroi Gjinovci.

Lajme të ngjashme