Gjinovci e përqesh Kusarin për frizurën, derisa juristja e mediave avokonte për të drejtat e gazetarëve - NACIONALE

Gjinovci e përqesh Kusarin për frizurën, derisa juristja e mediave avokonte për të drejtat e gazetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Rron Gjinovci, është lëshuar në komente të ulëta ndaj juristes së mediave Flutura Kusari. Derisa kjo e fundit po avokonte për të drejta të gazetarëve, specifikisht në lidhje me sigurinë e tyre, pas sitatës së krijuar në veri, Gjinovci e ka përqeshur, duke u lëshuar në komente për fizikun e saj.

“Çfarë frizure”, ka shkruar Gjinovci, pa komentuar përbajtjen e fjalëve të Kusarit.

Çka tha Kusari në "Interaktiv"

Përgjegjësia për sigurinë e gazetarëve i takon shtetit. Nëse shteti po don me shtri sovranitetin, gazetarët janë pjesë e këtij vendi. Përgjegjësia kryesore i takon shtetit, përkatësisht ministrit Sveçla”.

Kusari kritikoi edhe Lëvizjes Vetëvendosje për qasjen e tyre ndaj mediave prej kur kanë ardhur në pushtet.

“Qeveria vazhdon të ketë qasje negative. Narrativa që e ndërton është kryesisht negative për gazetarët. Është shqetësim në ngritje.”- ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme