Gjinovci e kritikon Kurtin: Qysh e çon Bujar Dugollin te varri i Ejup Statovcit?
Rron Gjinovci, analist në KTV dhe dikur moderator, ka publikuar një video nga një konferencë e tij.
Në videon e publikuar, ai ka pasur shumë kritika për UP-në, por edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurit.
Gjinovci e ka kritikuar Kurtin se pse shkoi bashkë me Bujar Dugollin, profesor në UP, për homazhe te varri i Ejup Statovcit, ish-rektor i UP-së gjatë viteve 90-ta.
“Kryeministri del me Bujar Dugollin, masi që u shpallë plagjiator prej Senatit të UP-së, jo se ka thënë ORCA, por edhe Senati ka vendosur që është plagjiator. E merr kryeministri për dore shkojnë te varri i Ejup Statovcit edhe i thonë homazhe, edhe lavdi.” – tha ai.
Gjinovci ka pasur një kritikë të ashpër për Dugollin, duke konkluduar se “Dugolli është dëshmi që ka fitu Millosheviqi”, ish-diktator i Jugosllavisë i akuzuar për krime lufte, që njihet gjerësisht si “Kasap i Ballkanit”.
“Shkojnë bëjnë hajgare te varri i Ejup Statovcit. Qysh e çon një plagjiator te varri i Ejup Statovcit, njeriut që i ka rezistu Milosheviqit. Me i thanë qe fitoi Milosheviqi a? Se Bujar Dugolli është dëshmi që ka fitu Millosheviqi.” – shtoi ai.