Gjini: Thirrja e seancës për 9 shtatorin është “shkelje brutale” e Kushtetutës, është tallje me shtetin
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si “shkelje brutale” të Kushtetutës thirrjen e seancës për 9 shtator, duke akuzuar pushtetin për thellim të krizës institucionale.
Gjini ka thënë se institucionet po funksionojnë jashtë normave kushtetuese dhe se krijimi i precedentëve të tillë mund të ketë pasoja afatgjata për vendin.
“Thirrja e seancës me datën 9 shtator është edhe një shkelje brutale, enorme e Kushtetutës. Kjo është një mënyrë me u tallë me shtetin, me u tallë me qytetarët”, ka thënë Gjini.
Ai e ka kritikuar drejtpërdrejt edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se po synon ta caktojë vetë datën e zgjedhjeve.
“Sot Kurti nuk lë rrugë për zgjidhje normale edhe kushtetuese në Kosovë”, ka deklaruar Gjini.
Ai u ka bërë thirrje partive të tjera opozitare që të mos bëhen pjesë e, siç e ka quajtur, kësaj shkeljeje kushtetuese.