Gjini nuk shkon në takim me Kurtin, i referohet gjashtë kushteve të Aleancës të 26 qershorit - NACIONALE

Gjini nuk shkon në takim me Kurtin, i referohet gjashtë kushteve të Aleancës të 26 qershorit

9 orë më parë

nga NACIONALE

Ardian Gjini i Aleancës tha se nuk do të shkojë në takimin e ftuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes për të biseduar me liderët politikë për konstituim të instuticioneve.

Gjini ka publikuar përgjigjen e tij për Kurtin, duke shkruar se Aleanca i ka gjashtë kushtet e saj të 26 qershorit, dhe se rrjedhimisht nuk e sheh të nevojshme takimin.

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik,” tha ai.

Letra e plotë:

Lajme të ngjashme