Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj - NACIONALE

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përkrahur nismën e IKD-së për peticionin për kriminalizimin e përdorimit të buxhetit të shtetit në kohëra zgjedhjesh.

Ai ka bërë me dije se edhe pse në një demokraci respektimi i Kushtetutës dhe mosshfrytëzimi i parasë publike janë norma standarde, në Kosovë është krejt ndryshe.

Sipas tij, abuzimi flagrant në vitet e fundit nga Qeveria Kurti po imponon "presionin" për rregullimin me ligj të këtyre çështjeve.

Edhe pse në një demokraci normale respektimi i Kushtetutës dhe mosshfrytëzimi i parasë publike janë norma standarde, abuzimi flagrant në vitet e fundit po na imponon "presionin" për rregullimin e tyre me ligj. Prandaj e mbështes nismën e IKD-së! Ndarja e parave publike disa ditë para zgjedhjeve nuk është politikë sociale, është manipulim i pastër për të blerë vota të qytetarëve me paratë e tyre. Zgjedhjet duhet të jenë garë e barabartë, jo një treg ku pushteti hyn në garë me buxhetin e shtetit në dorë. Duhet të ketë përgjegjësi penale si për shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe për keqpërdorimin e parasë publike për fushata. Ky abuzim duhet të dënohet me ligj për këdo”, ka shkruar ai, duke treguar se do ta nënshkruan peticionin e IKD-së.

Lajme të ngjashme