Gjini: Kurti ia ka rritur vetes pagën për 600 euro - NACIONALE

Gjini: Kurti ia ka rritur vetes pagën për 600 euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se qeveria e tij ka rritur ndjeshëm pagat për pozitat e larta shtetërore, ndërsa shërbyesit civilë kanë përfituar vetëm rritje simbolike.

Në një pararqitje në emisionin "Rubikon" të Klan Kosovës, Gjini tha se Kurti dhe kabineti i tij kanë përfituar rritje të konsiderueshme të pagave, duke përfshirë këtu kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët.

Gjini kujtoi se paga e kryeministrit është rritur me 600 euro, ndërsa shërbyesit civilë kanë marrë vetëm 6 deri në 12 euro shtesë.

“Kur ka ardhur Kurti në qeveri, i ka rritur pagat edhe të kryeministrit, edhe të ministrave, edhe zëvendësministrave, edhe të këshilltarëve të vetë. Rrogat e këshilltarëve i ka bërë më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Zëvendësministrat i kanë pagat më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Por, duhet të tregojë se ky shërbyesve civilë ua ka rritur pagat 12, ose 8, ose 6 euro, vetes ia ka rritur pagën 600 euro”, deklaroi Gjini.

Lajme të ngjashme